Rritja e pagave mund të zbusë, por jo të ndalojë emigracionin e të rinjve

0
109

Rritja e pagave mund të zbusë, por nuk do të ndalë largimin masiv të të rinjve nga vendi.

“Nuk është se njerëzit nuk duan të punojnë vetëm se janë pagat e ulëta. Ata largohen nga vendi sepse aty ku punojnë mungon vizioni”, shprehet Enri Jahaj nga  Shoqata e Bareve dhe Restoranteve.

Për pedagogun Zef Gjeta, rritja e pagave në sektorin bujqësor, në rastin më të mirë do të përkthehet në frenim të emigracionit sezonal.

“Duke pasur paga më të larta, të punësuarit në sektorin bujqësor do e mendojnë dy herë nëse do ikin në Greqi në kohën e vjeljes së ullirit apo diku tjetër ku ka të korra apo të vjela.”

Efektet e tjera sipas Gjetës do të jenë në drejtim të uljes së informalitetit, por shoqëruar me rritje çmimesh për qytetarët.

Natyrisht që kjo mund të ndikojë sado pak në frenimin e emigracionit, por mendoj se ndikimi më i madh do të jepet te formalizimi. Nga ana tjetër do të rriten çmimet e produkteve. Kosto e rritur si pasojë e  pagave më të lara do të përkthehet në rritje çmimesh.”

Shtrenjtim çmimesh si pasojë e rritjes së pagave parashikohen edhe te baret e restoranteve, zinxhir përbërës edhe i sektorit të turizmit.

 “Çdo gjë që prek shpenzimet e biznesit do të shoqërohet me rritje të çmimeve. Një pagë 70 apo 80 mijë lekë për një kamerier apo 100 mijë lekë për banakier e kuzhinier që pritet të arrijë këtë sezon, do të shtojë kostot për sipërmarrësit.  Në finale do të jetë konsumatori ai që do të paguajë.”

Përfaqësues të dy prej sektorëve ku punon më shumë se gjysma e popullsisë thonë gjithashtu se rritja e pagave, mund të mos frenojë largimin e shqiptarëve, por një gjë mund të bëjë, të nxisë rritjen e imigrantëve nga vendet me standarde më të ulëta se Shqipëria./a2news

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here