Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti takohet nesër me senatorët amerikanë

0
99

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë në takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters. Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyra e kryeministrit, ku thuhet se takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.

Takimi pritet të nisë pasditen e së hënës, në orën 15:00. Pas takimit, sipas njoftimit, do të ketë deklaratë për media. Kurti kishte zhvilluar një bisedë telefonike me senatorin amerikan Chris Murphy, të premten e 3 marsit. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Kurti kishte njoftuar se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet miqësore mes vendeve. Pjesë e diskutimeve të këtij takimi ishte edhe normalizimi i marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here