“Të negociojmë, në interesin më të madh të demokracisë shqiptare”,Berisha: Përveç Bashës e Alibravës, deputetët e tjerë, i ftoj të bashkohemi !

0
154

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot në bashkëbisedimin me qytetarët se i fton deputetët demokratë të bashkohen.

“Mendoj se zgjedhjet janë një provë, një test në çdo forcë politikë në botë. Përveç Bashës dhe Alibravës, unë nuk di deputet tjetër që nuk kanë mbështetur kandidatët e primareve. Në këtë kontekst, e vërteta është se ata kanë qëndruar brenda parimeve të statutit dhe të PD-së,” tha Berisha.

“Mesazhet e demokratëve dhe jodemokratëve i lexoj me të gjithë mundësitë e mia. Në këtë mori mesazhesh të pafundme, edhe ka që më shpëtojnë për arsye të ndryshme. Por asnjë mesazh nuk lë pa i kthyer përgjigje.

Unë e bëj prapë publike ftesën time, janë të mirëpritur. E thashë edhe më parë, që deputetët me të cilët kundërshtitë kanë qenë evidente, në përgjithësi kanë mbajtur qëndrime, kanë mbështetur ose nuk kanë kundërshtuar kandidatët e primareve, akt që unë e vlerësoj. I ftoj të negociojmë, të bashkohemi në interesin më të madh të demokracisë shqiptare.

Sigurisht që do të shkoj t’i falënderoj dhe uroj në Kavajë sapo të lirohem pak. Ata kanë shumë merita. Janë disa bashki ku është marrë haptas mandati,” theksoi kryetari demokrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here