Flamur Noka: Nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri me Edi Ramën, është armik i votës së lirë !

0
121

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, deklaroi mbrëmë në emisionin “Të Paekspozuarit” se me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Noka u shpreh se kreu i qeverisë është armik i votës së lirë, por ndryshe nga Lulzim Basha, PD-ja e drejtuar nga Berisha, nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet, por do të qëndrojë në betejën politike.

“Me Edi Ramën në Shqipëri zgjedhje të lira nuk ka. Armiku i votës së lirë është Edi Rama, por ne në ndryshim nga Lulzim Basha kemi një qëndrim tjetër që e kemi edhe në statut, bojkot pavarësisht të gjithave, ne do të jemi në betejë, do të qëndrojmë aty. Ne nuk kemi patur kurrë iluzion që Edi Rama zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në Shqipëri vota vidhet që kur është ulur në karrigen e kryeministrit dhe deri më sot.

Ne nuk reshtim, ne nuk heshtim dhe do të përballemi gjithë kohës. Në periudhë zgjedhore nëse u bie këtyre këmbanave të alarmit demotivon votuesit dhe do të kishin marrë pjesë 200 mijë votues demokratë nëse do të bënim panik ne.

Votat nuk janë vjedhur, janë blerë paraprakisht”-tha Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here