Bashkitë blenë votat me fondet e tërmetit/ Hoxhaj: Qytetarët morën paratë 4 ditë para zgjedhjeve

0
107

Gazetari i Syri TV Juljan Hoxhaj ka deklaruar se qytetarët kanë marrë shpërblimin prej 50 mijë lekësh nga qeveria 4 ditë para zgjedhjeve.

I ftuar në edicionin  pasdites me Armela Ferkon, Hoxhaj tha se qeveria abuzoi me fondet e tërmetit dhe manipuluan votën e qytetarëve në gjitha bashkitë ku ndjenin rrezik për humbje.

“Bashkitë në mesin e vitit 2022 kanë miratuar lista me emra përfituesish, pra qytetarë me banesa individuale. Po të vësh re janë lista përfituesish në fmilje në zona të ndryshme të këtyre bashkive kryesisht në zonat rualre që kanë më shumë se 4 ose 5 antërë në familje. E parë në pikëpamjen e votave ka një numër të konsiderueshëm votash. Pasi janë miratuar këto lista ka ardhur vendimi i qeverisë për miratimin  e buxhetit shtesë për rindërtimin. Kjo është e qartë që lidhet me fushatën e 14 majit sepse transferuat e fundit janë lidhur pikërisht 4 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. 50 mijë lekshi që dha qeveria nuk ka ndodhur kurrë në historinë e demokracisë  që një qeveri të jap 50 mijë lekë shpërblim në muajin prill. Nuk ka ndodhur kurrë që rritja e pagave të bëhet pikërisht në fushatën zgjedhore. Këti janë forma të ligjshme të blerjes së votës nga qeveria, apo të devijimit të votës”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here