Sherr mes pronarëve të marketeve në Durrës, 55-vjeçari plagos me thikë fqinjin

0
126

Një 55-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Durrës, pasi është konfkijtuar dhe ka plagosur fqinjin me thikë pas një sherri për motive të dobëta.

Sipas policisë, autori dhe viktima janë pronarë të dy minimarketeve ngjitur me njëri-tjetrin, dhe plagosja ka ndodhur gjatë një sherri për motive konkurrence gjatë natës.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Dëmtoi lehtë një shtetas, me mjet prerës (thikë), pas një konflikti për motive konkurrence, shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin A. T., rreth 55 vjeç, banues në lagjen nr. 1, pasi dyshohet se gjatë natës, pas një konflikti për motive konkurrence (të dy shtetasit, pronarë minimarketesh në të njëjtën lagje), ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Sh., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 1, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here