Manjani: Shqipëria është kthyer përfundimisht në monizëm me një narkoshtet në krye

0
197

Duke folur në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, juristi Ylli Manjani është shprehur se Shqipëria sot është kthyer në një monizëm.

Sipas Manjanit vendi sot ka një narkoshtet në krye.

“Unë dua që Shqipërisë së sotme ti vendosim një emër dhe jemi tashmë me monizëm të legalizuar. Shqipëria është kthyer përfundimisht në monizëm. Nuk është monizëm i tipit të Enver Hoxhës, por mund të bëhet.

Shqipëria  është sot një monizëm me një narkoshtet në krye. Republika e Shqipërisë ngjan më shumë me Kolumbinë, Venezuelës, Salvadorin, këto vendet e Amerikës Latine dhe çuditërisht edhe atje gjendet gjithmonë një amerikan që i mbështet. Duam s’duam ne, kjo këtë emër ka.

Të thuash në këtë çast se faji është i këtij apo atij, kjo është më e thjeshta. Sot dhe gjithë ditën na intereson të lexojmë Shqipërinë njëherë dhe Shqipëria e sotme është komuniste. Ka një nukël komunistësh të rinj në krye, është një molepsje e pushtetit me narkotrafikun, me para krimi, me ekonomi që sundohet nga kjo klikë dhe nuk ka ardhur sot.

 

Vendimi i popullit shqiptar ka ardhur në vite, është vendim i popullit shqiptar dhe unë kam respekt për vendimin e popullit edhe kur s’më pëlqen’, u shpreh ndër të tjera Ylli Manjani.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here