Beleri mposhti Ramën nga burgu/ Dule: Këtu nisi thyerja e autokracisë së Edi Ramës

0
148

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, foli për SYRI TV, pasi Fredi Beleri arriti të marrë një fitore nga qelia.

Kandidati opozitar do drejtojë Bashkinë e Himarës.

“Në asnjë bashki nuk janë ndeshur me qeverinë dhe shtetin si këtu në Himarë. Është i kuptueshëm gëzimi, është realisht një triumf,” tha Dule.

“Me shpalljen fitues të Belerit, bëhet betimi dhe nis një periudhë e re për Himarën,” shtoi kreu i PBDNJ.

“Kjo fitore shënon fillimin e numërimit mbrapsht për autokracinë e Edi Ramës.

Ajo që dëshiroj të them është se këtu ishte thyerja e autokracisë së Edi Ramës. Këtu fillon numërimi mbrapsht për politikat e tij,” theksoi Dule.-

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here