Salvator Kaçaj: Shpëtuam falë Zotit, organizator i atentatit është Pjerin Ndreu dhe Edi Rama. Lezha do fitohet 3 me 0

0
179

Ne konferencen per mediat se bashku me Sali Berishen, Salvator Kaçaj tha se sot kishte shpëtuar falë Zotit dhe manovrave të shoferit tim që është një ish-shofer garde i sprovuar.

‘Kemi shpëtuar dhe Zoti na ka dhënë një jetë të dytë.
Të gjitha përpjekjet e Edi Ramës do dështojnë dhe rezultati në Lezhë do jetë 3 me 0.
Kjo gjë nuk ka ndodhur as në vendet e Afrikës së Jugut, që ka ndodhur në Lezhë.
Në çdo derë, në çdo biznes ka pasur kërcënime nga banditët e Pjerin Ndreut, i cili është organizator bashkë me Edi Ramën.
Sepse Edi Rama është marrë personalisht me mua, ndërsa unë jam krenar për mbështetjen që i kam dhënë Pashk Gjonit.
Nuk e kam parë veten në jetën time në një pozicion kaq të vështirë, përpara armës.
Ata janë njerëz të papërgjegjshëm dhe kriminelë dhe duan ta marrin pushtetin me banda dhe kriminelë.
Nuk merret pushteti me banda dhe kriminale. Siç ju thashë, do jetë një rezultat spektakolar në qarkun e Lezhës.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here