Dështon procesi elektronik? U shpenzuan 23 milionë dollarë nga buxheti i shtetit, a do mbajë njeri përgjegjësi?

0
132

23 milionë dollarë janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për të realizuar procesin elektronik të votimit.

Nisur nga situata rreth një orë e gjysmë pas nisjes së zgjedhjeve, në shumë zona kjo teknologji po dështon dhe nuk po zhvillohet procesi i identifikimit elektronik.

Gjithashtu sipas informacioneve janë shpenzuar edhe 3.4 milionë dollarë për t’i rivënë në punë.

 

 

Shifrat u deklaruan vetëm një doitë më parë nga nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku, në një deklaratë për mediat.

“Kodi zgjedhor i detyron ata të paraqiten në qendrën e tyre të votimit dhe të ushtrojnë detyrën deri në mbylljen e procesit.

KQZ detyron operatorin Pej që të paraqitet në qendrën e votimit në orën 6 dhe mos paraqitja e detyron atë me përgjegjësi ligjore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka implementuar sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve në të gjithë qendrat e votimit të vendit, duke nisur që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Ky sistem i ka kushtuar buxhetit të shtetit afërsisht 23 milionë dollarë. Ka pasur si qëllim rritjen e standardeve në zgjedhje.

Duke identifikuar zgjedhjet e rasateve të votimit shumëfishtë, dhe në më shumë se një qendër. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe 6 marsit 2022, ky sistem e ka kryer me sukses qëllimin. Duke evidentuar rastet që përbëjnë krim zgjedhor, njëkohësisht KQZ-ja i ka dërguar materialet në prokurori”, tha dje Lealba Pelinku.

Por kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka dhënë deklaratë për mediat, pas vendimit për t’iu rikthyer identifikimit manualisht, duke qenë se një pjesë e mirë e pajisjeve PEI nuk kanë qenë funksionale.

Pas tre orësh, KQZ vendosi që t’i drejtohet komisionerëve për t’u rikthyer te identifikimi manual.

Në 4464 qendra votimi votimi, sipas Kryekomisionerit, procesi është duke funksionuar normalisht.

Në 532 qendra votimi, Celibashi bën të ditur që KQZ nuk ka asnjë informacion dhe në rastin më të keq nuk funksion pajisja PEI.

Dhe nisur nga kjo e vetmja pyetje që të shkon ndër mend është: Kush mban përgjegjësi për këto para të çuara dëm?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here