Ambasadorja e BE flet nga Elbasani: Qytetarët të votojnë për politikën më të mirë që ata duan për qytetin, shfrytëzojeni të drejtën tuaj !

0
95

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann ka mbikëqyrur nga afër procesin e votimit në Elbasan.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për të zgjedhur politikën që ata duan për drejtimin e qytetit.

“Gjërat deri më tani kanë ecur pa probleme. Qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të hedhur votën. Dëshira ime për ditën e sotme është që sa më shumë zgjedhës të dalin dhe të shkojnë në qendrat e votimit që dita të vijojë kështu në mënyrë të paqshme. 

Shfrytëzojeni të drejtë që keni për të zgjedhur. Synimi objektiv nga këto zgjedhje është që të zgjidhet politika më e mirë që ju doni për qytetin. Jam shumë e lumtur që OSBE ka vendosur që të kishte edhe këtë herë në Shqipëri një ekip vëzhguesish. Para 10 ditësh OSBE nxori edhe raportin për gjetjet e deritanishme”, deklaroi ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here