“Një person kontrollon 60 gomerë, përveç Shkodrës”, Ilir Meta: Edi Rama është një kryeministër delikuent, kërkoi të devijonte llogaridhënien

0
76

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se një person që është kryeministri Edi Rama kontrollon 60 kryebashkiakët e vendit përveç atij të Shkodrës.

Komentet Meta i bëri nga mbyllja e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, ku i pranishëm është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Meta shtoi se Rama është një kryeministër delikuent, që sipas tij kërkoi të devijonte vëmendjen nga llogaridhënia dhe të politizonte fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

“Nuk po e besoj që po mbaron kjo fushatë, që mezi kam pritur që të mbarojë, që Shqipëria të ndahet me këtë regjim monist në sistemin vendor, ku një person i vetëm kontrollon 60 gomerë, përveç Shkodrës tonë heroike dhe 100 % të këshillave bashkiake.

Rama si një kryeministër delinkuent, u përpoq të devijonte llogaridhënien në këto 4 vite të pushtetit absolut mbi 60 gomerët e tij, siç i quan ai dhe ata e pranojnë. Kërkoi të politizoi zgjedhjet e 14 maj, ku vendosi në të gjithë Shqipërinë posterat me fytyrën e tij të qeshur dhe me fytyrën time e të doktorit të mërzitur.

Vetëm në Bashkinë e Tiranës janë miratuar mbi 1 milard euro, nga ai këshill bashkiak monist dhe askush nuk ka parë një mbledhje të vetme të Këshillit Bashkiak ku të diskutohet për buxhetin”, u shpreh Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here