ne Kuribn, Sali Berisha tha se i kapur në darën e mashtrimeve të mëdha, dhimbjeve të mëdha që u ka krijuar shqiptarëve, Edi Rama ngushëllon shpirtin e tij, duke u bërë thirrje shqiptarëve mos dilni në votime.
“E kuptoni vetë pra, se çfarë tmerri ka ai nga vota juaj, është si personi që ju lutet, aman më falni. Nuk ka Edi Rama, vota e qytetarëve të Kurbinit dhe mbarë Shqipërisë do të të ndëshkojë ty në mënyrën shembullore në datën 14 maj.
Shqiptarët në datën 14 maj do të votojnë ndryshimin, sepse këto dhjetë vite, ti i varfërove ata nga viti në vit, i varfërove ata sa asnjë vend tjetër në Europë në këtë periudhë. I varfërove ata në kundërshtim me ligjin natyral të tregut, i cili krijon pasuri dhe i përhap nga viti në vit.
Edi Rama ndërhyre në mënyrën më kriminale në xhepin e çdo qytetari. Ndërhyre tek çmimet e mallrave që ata blejnë çdo ditë në dyqane. Je i vetmi në Europë që krijove bordet komuniste dhe u the shqiptarëve se ato janë të dobishme. Janë të dobishme për qeverinë si ti, e cila nuk ka interesin e qytetarit, interes të parë, por ata janë varfëruese, mjeruese, për qytetarët shqiptarë, apo nuk kanë fare.
Në këtë kontekst Edi Rama me rritjen e çmimeve dhe ngrirjen e rrogave je treguar një drejtues i pamëshirë, dhe i pashpirtë. Nuk mundet kurrë në kushtet e tregut që një kryeministër të ngrijë rrogat. Po ngrive rrogat ti zvogëlon çdo vit, të ardhurat dhe ekonominë e asaj familje. Po ngrive pensionet ti detyron pensionistët të qajnë çdo muaj me lot mjerimi, pasi paratë e tyre nuk u dalin për shkak të çmimeve.
Dhe e bëre këtë vetëm e vetëm, se nuk ndjeje asgjë për qytetarin. Se e përçmoje qytetarin, se nuk ke ndjenja njerëzore ndaj tij. Se po të mos ishte kështu me buxhetin 5 miliardë në vit, ti gjatë këtyre 10 viteve rrogat i kishe rritur po të doje ti edhe 3 herë. Pensionet i kishe rritur po të doje 3 herë. Po nuk doje, sepse për qytetarët ti mbaje moton; në Shqipëri nuk vdes kush urie. Nuk është problemi të vdesin njerëzit urie, se urie nuk kanë vdekur ndonjëherë ndofta, por çështja është që shqiptarët të jetojnë si njerëz, kurbinasit të jetojnë si njerëz, të përfitojnë pasuritë e mëdha të rrethit të tyre, pasuri mahnitëse.
Por ti edhe bizneset i ndëshkove. Në një kohë kur prodhimi i energjisë në vend shtohej me 2 miliardë kilovat orë në vit, ti ua rrite bizneseve çmimin e energjisë 220 lekë. Ti dyfishove faturat edhe për ujin dhe shërbimet e tjera.
Pra ece në një mënyrë, ndërtove një administratë e cila bojkotojnë tërësisht qytetarin dhe nga mëngjesi gjer në darkë, vepronte, funksiononte se si të pasurohej qeveritari dhe zyrtari, se si të vidhej qytetari. A e shihni këtë ndërtesë këtu. Aty ka drejtuar një zonjë, ajo zonja ka shpërdoruar në mënryën më çnjerëzore taksat tuaja.
Ajo e dinte që ju pësuat një tronditje shumë të madhe, dramë të thellë shumë dhe ajo e dinte se ju kishit nevojë për një trajtim shumë të veçantë, absolutisht, nga dita e parë e tërmetit deri ditën e fundit, çdo pallat e ka ndërtuar me procedurë të kufizuar dhe me çmim 99.9 %. Çfarë do të thotë? Me pazar të bërë më parë, me ndarje parash me kompanitë.
Por a mundet kryetarja e Kurbinit, e një qyteti që pësoi një dramë të madhe, të arredojë zyrën me 160 mijë euro. Këta janë specie, janë një sekt që nuk kanë asgjë të përbashkët me qytetarin.”