Behar Haxhiu: Brenda këtij 4 vjeçari do mbyllim të gjitha plagët e Kurbinit

0
154

Ne tubimin e koalicionit “Bashke Fitojme”, kandidati per bashkine Kurbin Behar Haxhiu tha se në 14 maj, Kurbini si gjithmonë do të jetë në front të betejës për mbrojtjen e pluralizmit të fituar me gjak e sakrific

‘Të nderuar bashkëqytetarë të Kurbinit sot jemi në finish të fushatës elektorale, ndaj për secilin prej jush kam një falenderim të përzemërt për pjesëmarrjen masive në takime përgjatë fushatës, diskutimet konstruktive për programin dhe vizionin tonë dhe mbështetjen e pa kufi që na keni dhënë.
Sonte në sheshin që mban emrin e një burri të madh të Kurbinit e mbarë Kombit, kam dhe një zotim solemn për ju bashkëqytetarë të mi, ju premtoj se çdo ditë në krye të detyrës dhe përtej saj do të jem gjithmonë në lartësinë e pritëshmërive tuaja.
Unë nuk jam njeri i fjalëve, pasi gjithë jetën kam punuar që për mua të flasin veprat por e them me zemrën plot se ju jeni sinjali më i bukur i fitores së 14 majit.
Në këtë takim përmbyllës kemi privilegjin që të kemi mes nesh edhe Liderin e Koalicionin Bashkë Fitojmë, Profesor Doktor Sali Berishën, të cilin në emrin tim dhe emrin tuaj e falënderoj përzemërsisht për vëmendjen që i ka kushtuar përgjatë kësaj fushate por edhe përgjatë këtyre 3 dekadave Kurbinit, kalasë së pamposhtur të demokratëve fisnikë.

Në 14 maj, Kurbini si gjithmonë do të jetë në front të betejës për mbrojtjen e pluralizmit të fituar me gjak e sakrificë , por sot në këtë takim nuk do zgjedh të flas për rivalët e mi, as për të shkuarën, por do flas vetëm për të ardhmen pasi atje është drejtimi ynë.
Programi ynë për Kurbin e 4 vjeçarit të ardhshëm, parashikon më shumë investime në infrastrukturë në të gjithë Kurbinin, reduktim taksash vendore për sipërmarrjen dhe krijimin e një klime miqësore për biznesin, mbështetje për shtresat në nevoje për të moshuarit dhe mbi të gjitha rininë, thesarin tonë më të çmuar.
Brenda këtij 4 vjeçari do mbyllim të gjitha plagët e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, duke finalizuar projektin e rindërtimit, pasi për në rindërtimi nuk është “kolateral elektoral”, por detyrim ligjor e mbi të gjitha mision njerëzor, se askush ndër ne nuk mund dhe nuk do të privohet nga e drejta për të gëzuar pronën e tij të shkatërruar nga tërmeti. AgroKurbini do të jetë ndër prioritet e mia kryesore, pasi ndaj bindjen e plotë se potencialet e Kurbinit për një bujqësi dhe blegtori më të zhvilluar janë të jashtëzakonshme.
Ne do të asistojmë pranë fermerëve dhe blegtorëve me ekspertizë nga më të mirat dhe financime, në mënyrë që produktet bujqësore dhe blegtorale “made in Kurbin” të kthehen në një markë në tregun vendas, pasi këtë vend e ka bekuar natyra dhe ne nuk do ta lemë peng të mungesës së vizionit.
Bujqësia dhe blegtoria si pjesë e një zinxhiri të agro-turizmit do kthehen në burim të ardhurash për mijëra familje Kurbinase.
Një sektor që në do ti kushtojmë rëndësi të veçantë do të jetë turizmi, pasi Kurbini nuk mund të jetë më një xhep në Rrugën e Kombit dhe Autostradën Shkodër-Tiranë, por këtë pozicion strategjik do shfrytëzojmë maksimalisht për të zhvilluar potencialet ekonomike të Kurbinit, si i vetmi mjet për të kuruar shpopullimin masiv.
Laguna e Patokut, një prej perlave të turizmit në Shqipëri falë vizionit tonë, do të renditet në top listën e vendeve që vizitorë vendas osë të huaj do duan të vizitojnë.
Bukuritë natyrore të Kurbinit si në zonat malorë dhe në bregdet, shumë shpejt do jenë pjesë e guidave turistike vendase dhe të huaja, pasi ato nuk mund të mbeten më peng i mungesës së vizionit. Shkollën e parë shqipe, kalanë e Sebastias dhe kishat shekullore do ti shkundim nga pluhuri i harresës dhe to ti kthejmë në atraksione turistike.
Turizmi fetar në Kurbin do jetë turizëm elitar dhe Kisha e “Shna Ndout” është një bekim për trevën e tonë, e cila çdo vit do të mirëpresë qindra mijë pelegrinë nga mbarë trojet shqiptarë e mbarë bota. Nuk këtë tokë të bekuar trashëgojmë t nga te parët tanë, por e huazojmë atë nga fëmijët tanë, e kjo devizë do të më shoqërojë çdo ditë të jetës sime në shërbimin tuaj.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here