Abilekaj: Rama rikandidoi të njëjtët persona për 11 bashki që falimentuan!

0
134

Enton Abilekaj ka komentuar reformën territoriale, të cilën e konsideron të dështuar dhe që nuk lejon administrimin efiçent të njësive administrative për t’ju dhënë qytetarëve shërbimet më të mira.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Abilekaj e quajti paradoksal edhe faktin që Rama ka rikandiduar 11 kryetarë aktualë të bashkive, edhe pse bashkitë e menaxhuara prej tyre falimentuan.

“Ne përveç Tiranës, Durrësit, kemi njësi bashkiake të vogla dhe të pamjaftueshme për tu menaxhuar me burimet e brendshme. Meqë përmendi Benet Becin, ai na vinte këtu me projketet e qeverisë, sepse ai nuk ka çfarë të menaxhojë aty.

Reforma territoriale, që zvogëloi numrin e komunave dhe përqëndroi administrimin, ka qenë e pamjaftueshme. Propozimi për më pak bashki jam dakord. Ai propozimi për ndarje rajonale, mund të përmirësojë menaxhimi. Ose, çdo projket duhet bërë me qeverinë, sepse nuk ka mundësi vetëfinancimi të projketeve të mëdha.

Mënyrë si janë ndërtuar Bashkitë, se si administrohen, tregon se nuk kemi as njësi të mira dhe as kandidatë të mirë. Ne kemi 11 bashki të falimentuara dhe aty rikandidojnë të gjithë kandidatët. Pasi kanë falimentuar, përse i rikandidon? Nëse unë ta jap dhe e falimenton një biznes, përse të të vë prapë ty për të ngritur biznesin? Kjo tregon që këtu nuk ka vlerë vota, është fushatë krejt politike, që njerëzit të votojnë sipas interesave politike”, tha ndër të tjera Abilekaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here