“Të vërtetat e hidhura të Tiranës në kohët e zeza të Veliajt”, Vasili publikon shifrat alarmante të ndotjes: Më 14 maj votoni përpara së gjithash për Shëndetin tuaj !

0
75

Specialistë nga laboratori ‘Neotes’, në Salerno të Italisë,  zbarkuan në kryeqytet dhe në 20 pika nevralgjike (në ‘Unazën e Re’, pas 15-katëshit, tek ish-Stacioni i Trenit, tek ura e Drejtorisë së Policisë, te Brryli, pranë ‘Gardës’, te rruga ‘Don Bosko’, te Rruga e Elbasanit, Rruga e Kavajës, Kopshti Botanik, Tregu Industrial ‘5 maji’, Astir, 9-katëshet, Kombinat, Katedralja Katolike) instaluan aparaturat matëse për të mundësuar matjen e nivelit të ndotjes në Tiranë. Rezultatet tregojnë se ndotja e ajrit është katërfish më e lartë se mesatarja e vendeve evropiane. Më i rrezikshëm është përqëndrimi i dy përbërësve kimikë, dioksidit të azotit dhe benzenit.

Lidhur me këto shifra alarmante ka reaguar edhe nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili i cili shkruan se , ndotja katastrofike e Tiranës nga Veliaj po vret cdo ditë e më shumë  shëndetin e qytetarëve. Këto janë të vërtetat shumë të hidhura të Tiranës në kohët e zeza të Veliajt.

Duke shpjeguar situatën alarmante në të cilën ndodhemi, Vasili u bën thirrje qytetarëve që më 14 maj të votojnë fillimisht për shëndetin e gjithsecilit.

 

Postimi i Petrit Vasilit në Facebook:

Tirana qyteti ku shendeti vritet çdo dite!

Fakte tronditese shkencore, ndotja katastrofike e Tiranes nga Veliaj vret shendetin e qytetareve!

Qytetaret e Tiranes jane me te sulmuar se kurre ne shendetin e tyre.

Betonizimi i tmerrshem i Tiranes, pluhuri nga ndertimet pa fund ne zemer te qytetit zhdukja e gjelberimit dhe trafiku shkaterrimtar jane pasojat e Bashkise se Veliajt dhe kane demtuar shume rende mjedisin.

Faktet flasin vete dhe jane shume tronditese.

Laboratori i specializuar ‘Neotes’, në Salerno të Italisë, ka kryer matjen e nivelit të ndotjes në Tiranë në 20 pika nevralgjike nga 28 mars deri ne 5 prill.

Nivelet shume te larta ne Tirane te Benzenit si kancerogjen i njohur boterisht si dhe e Dyoksidit te Azotit si demtues i forte i zemres dhe rrugeve te frymemarrjes jane kercenime shume serioze per shendetin.

Benzeni rezulton deri edhe 20 fish me i larte ndersa NO2 deri 9 here me i larte.

Qindra mijra qytetare te Tiranes vecanerisht femijet, te moshuarit dhe ata qe vuajne nga semundje kronike diabet, tension, etj.jane me te rrezikuar se kurre dhe perkeqesimii vazhdueshem eshte fakt.

Kjo eshte drama shendetesore e qytetareve te Tiranes, ku mijra njerez perplasen neper klinika dhe spitale per probleme shendetesore qe rendohen cdo dite e me shume.

Keto jane te vertetat shume te hidhura te Tiranes ne kohet e zeza te Veliajt.

Faktet shkencore flasin, faktet ulerasin, boll sakrifikuat gjene tuaj me te çmuar shendetin, per shkak te Veliajt.

Ne 14 maj votoni perpara se gjithash per Shendetin tuaj dhe te familjes si dhe per Shendetin e te afermve dhe te miqve tuaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here