(DOKUMENTET)Martesa Luiz-Kiara, Veliaj kreu një ceremoni të jashtëligjshme dhe të pavlefshme?

0
255

Martesa mes Luizit dhe Kiarës mbrëmjen e djeshme ‘live’ mbërtheu para televizorit të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Kurorëzimi i martesës u bë me një ceremoni madhështore në tarracën e Bashkisë së Tiranës ku të pranishëm ishin të afërm të Kiarës pasi në dasmë munguan familjarët e Luizit ku ende nuk dihet arsyeja e mospjesëmarrjes.

Por duket se të gjithë ata që e mbështetën këtë martesë do të mërziten pasi në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar është e jashtëligjshme dhe e pavlefshme.

Martesa Luiz-Kiara, Veliaj kreu një ceremoni të jashtëligjshme

“Përpara lidhjes së martesës nënpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj duke e afishuar në vende të caktuara nga bashkia aktin, ku tregohet identiteti, profesioni, vendbanimi dhe vendqendrimi i bashkëshorteve të ardhshem si dhe vendi ku do të lidhet martesa”, thuhet në një nga pikat e ligjit.

Një tjetër pikë, është edhe vendbanimi i Luiz Ejllit, i cili është në Shkodër dhe jo në Tiranë, siç duket edhe nga regjistri e zgjedhësve.

Martesa Luiz-Kiara, Veliaj kreu një ceremoni të jashtëligjshme
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here