Denoncimi i kandidates për këshill bashkiak në Elbasan: Banesa e braktisur është kthyer në vatër infeksioni dhe qendër pritëse për narkomanët

0
108

Doris Madhi kandidate për këshill bashkiak e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar ditën e sotme situatën në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan ku sipas saj një banesë e braktisur është kthyer në shqetësim për banorët.

Ajo tha se kjo banesë është kthyer në vatër infeksioni, qendër pritëse për narkomanët dhe vend shumë të rrezikshëm sidomos gjatë orëve të natës.

“Ndodhemi në rrugën Kadri Gani, lagja Aqif Pasha. Shqetësimi më i madh që kanë banorët e kësaj lagjeje lidhen me ekzistencën e kësaj shtëpie të braktisur prej kohës që është kthyer në një vatër infeksioni, në një qendër pritëse për narkomanët, dhe një vend shumë të rrezikshëm sidomos gjatë orëve të natës. Banorët përballen mbi të gjitha edhe me turma qensh që shpesh herë dhe i kanë sulmuar”, u shpreh ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here