Askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit popullor! Salianji nxjerr dokumentet:“Patronazhisti i PS në Kavajë me vilë 4-katëshe zhvat dy apartamente

0
117

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka denoncuar sot nga Kavaja keqpërdorimin që bën bashkia e këtij qyteti me apartamentet e ndërtuara për të prekurit nga tërmeti.

Salianji tha se patronazhisti i bashkisë Rudi Dyrmishi ka përfituar dy apartamente, ndërkohë që ka një vilë 4-katëshe.

Ai iu bëri thirrje që të gjithë qytetarëve të cilët kërcënohen apo shantazhohen, apo iu thuhet që pas zgjedhjeve do të marrin apartamentet, Fisnik Qosja si kryetar bashkie do t’i ndajë sipas ligjit.

MESAZHI I PLOTË
Duke falënderuar qytetarët e Kavajës për mbështetjen masive që na kanë dhënë në këtë fushatë elektorale, për mbështetjen masive që i japin koalicionit opozitar dhe kandidatit Fisnik Qosja, në një fushatë frymëzuese, në një fushatë të bukur, në një fushatë ku është ngritur në këmbë qyteti i Kavajës dhe të gjithë njësitë administrative të saj, pa diskutim që përveç programit dhe takimeve me qytetarët do të bëjmë denoncime me emra konkretë, me raste konkretë, me fenomene që duhen ndëshkuar, jo vetëm denoncuar në publik, siç është rasti që do të denoncoj sot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here