VIDEOLAJM nga Devolli/ Berisha: Qytetares i bie të fikët, Rama vazhdon të përdridhet

0
167

Një episod i paprecedentë është regjistruar dje gjatë një takimi elektoral të kryeministrit Edi Rama në Devoll.

Teksa kërcente me këngën e fushatës, një e moshuar me lule në dore i është afruar kryeministrit për t’i dhuruar trëndafilat e kuq që kishte mbledhur për të.

Por në momentin që i dha trëndafilat, e moshuara u rrëzua në tokë, ndërsa Rama vazhdoi të kërcejë me ritmet e tallavasë. Ai mori lulet dhe vazhdoi rrugën. Dhe kjo skenë nuk i ka shpëtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka publikuar në rrjetet sociale momentin ku shihet skena.

“Qytetares i bien të fikët para tij, ky vazhdon tallavanë e hidhet e përdridhet sikur nuk ndodhi asgjë! Shpirt …”, shkruan Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here