“Jemi bashkë për të vrarë frikën e për të sjellë shpresën”/ Arjan Hoxha publikon spotin: Kamza nuk i përket partive politike, por të përket ty !

0
104

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka publikuar spotin e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Duke iu premtuar qytetarëve të Kamzës zgjidhjen e shumë halleve të tyre, Hoxha thekson se ‘jemi bashkë në këtë garë për të vrarë frikën dhe për të sjellë shpresën’.

Unë jam Arian Hoxha, Doktor i Shkencave Juridike dhe me një eksperiecë të gjatë menaxhimi në Administratën Publike. Si menaxher i vendosur garoj për t’i kthyer dinjitetin Kamzës.

Familja është e shenjtë për çdo shqiptar, për mua dhe çdo qytetar të Kamzës. Duhet t’i japim fund ikjes masive të zemrës së vendit tonë dhe të kthejmë shpresën në familjet tona.

Kamza nuk i përket partive politike, Kamza të përket ty.

Unë jam në këtë garë për t’i ofruar qytetarëve të Kamzës për të ndërtuar ‘bypassin’ për çlirimin e trafikut të qytetit, krijimin e zonave çlodhëse dhe argëtuese për qytetarët e Kamzës, ndërtimin e poliklinikës së re shëndetësore, ekipi i futbollit të rikthehet në elitën e kampionatit shqiptar. Të gjitha shkollat duhet të rikthehen me një turn.

Jemi këtu bashkë me ekipin tim për të vrarë frikën dhe për të rikthyer shpresën. Jam këtu falë jush dhe jam i bindur se bashkë do ia dalim.

Të gjithë bashkë për Kamzën, qytetin e së ardhmes së fëmijëve tanë. Voto nr. 3 me Arjanin, për Arjanin, voto nr. 3 Bashkë Fitojmë’.

 

VIDEO:

https://www.facebook.com/ArjanHoxhapd/videos/771632834609378

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here