Mbyllet takimi në Bruksel, Vuçiç: Kosova s’e pranoi draft-statutin për Asociacionin

0
111

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Kosova nuk do ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë vjetëve më parë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Sot kemi ardhur te muri”, tha Vuçiç, pas takimit që zhvilloi në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në rend dite ishte paraqitja dhe diskutimi i draft-statutit për formimin e këtij asociacioni.

Ky dokument u paraqit nga ekipi menaxhues, që përbëhet prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë.

Vuçiç tha se draft-statuti është i papranueshëm për Kosovën, për shkak të Kushtetutës së saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here