Sot 1 Maji, Meta: Gjithë përpjekja jonë politike është që të krijojmë kushte të denja pune për të rinjtë tanë

0
100

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në ditën ndërkombëtarëve të punëtorëve shprehet se e gjithë përpjekja politike e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” është që të krijohen kushte të denja pune për të rinjtë tanë.

“Gjithë përpjekja jonë politike është që të krijojmë kushte të denja pune për të rinjtë tanë.

Të rinjtë janë punëtorët e së ardhmes, ata më shumë punojnë me mend se me muskuj.

Kush punon kundër të rinjve tanë punëtorë, punon kundër vetes.

Forca jonë politike ka qenë gjithnjë forcë e të rinjve dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’i mbajtur ata, idetë, bizneset dhe punën e tyre në Shqipëri.

Gëzuar 1 Majin të gjithë punëtorëve, e veçanërisht të rinjve e të rejave, sepse bashkë me ta do të ecim drejt një shoqërie më të drejtë e më të zhvilluar”, shprehet kreu i PL-së Ilir Meta në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here