Nard Ndoka: Alibeaj i ka dorëzuar PS-së listat e komisionerëve

0
125

Kryetar i PDK, Nard Ndoka, i ftuar në “Drejt” ngriti shqetësimin se Rama po bën çdo manovër për të prishur procesin e zgjedhjeve të 14 majit.

Referuar informacioneve të tij, ai tha se Alibeaj i ka dorëzuar PS listat e komisionerëve.

Si shembull konkret solli zonën e tij, bashkinë e Vaut të Dejës.

Ndoka: Rezultati mund të jetë spektakolar te pjesa e mazhorancave të këshillave, është e padiskutueshme. Kjo i jep më shumë forcë opozitës. Edhe PD e Alibashës ka listën e këshillave, llogaritet si opozitë. Rrezikun e shoh se Rama ka bërë çdo manovër për të prishur procesin. Është përpjekur për ta kontrolluar por po e prish në fund. Po bën atë që ka bërë PD në vitin 1996. Ky do të kontrollojë procesin me gjithë komisionerët. Në bazë të informacioneve që kemi Alibeaj ja ka dorëzuar komplet listat PS. Jo vetëm listat por vulën dhe logon.

Ky është rreziku, i janë futur një fushe të minuar. Është fundi politik dhe moral i Alibeajt. Në Vaun e Dejës, PD e Alibeajt dhe Foltorja janë bashkë. Ka mbetur një kandidate që nuk ka lidhje fare me PD, realitetin dhe mbështetjen. Thotë jam unë si kandidate. Alibeaj i ka dhënë autorizimin e sponsorizuar nga Tom Doshi, PS. Lista e komisionerëve është në dorë të strukturave të PS. Komisionerët drejtojnë procesin, opozita në 50% të procesit drejton ajo. Sot aty mund të shkojnë drejt një lufte. Në Tiranë është katastrofa dhe më e madhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here