Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara bie dakord se në garën për Bashkinë e Durrësit, nuk ka përballë një forcë politike me rregulla loje por një bandë me të cilën do të përballet sa herë të jetë nevoja.
Pjesë nga debati:
Cara: Nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk kam pasur mundësi herë tjetër të jem në garë, isha në 2021-shin kur ishte kjo bandë dhe do më kenë përballë sa herë që të më jepet mundësia.
Duma: Pra asgjë nuk ka ndryshuar?
Cara: Asgjë.
Duma: Pra je duke thënë që t’i e pret edhe rezultatin negativ njësoj?
Cara: Nuk e thash këtë. Thash që jam përballë për të bërë ndryshimin dhe mundur edhe këtë që ju e cilësuat si bandë…
Duma: E them këtë sepse është 23 vite PS-ja në Durrës.
Cara: Pikërisht. Pas 23 viteve është mirë që të bëhet edhe një bilanc. Sot kam z. Bushati përballë, por do të ishte mirë që të kisha zonjën Sako. Kjo është gjëja më normale në një vend demokratik. Fatkeqësisht ata kanë një vendim të tyre që nuk duan që kandidatët e tyre të jenë përballë rivalëve, por kjo nuk do të më ndaloj të them të gjitha që unë mendoj për këtë garë. Se cfarë ka përjetuar qyteti i Durrësit në gjithë këto vite dhe cfarë do të ndodhë pas datës 15.