“Ky ndërton rrugë me 24mln euro/ km”, Berisha: Kur vjedh kryeministri, të gjithë të tjerët në zinxhir vjedhin sa të munden !

0
115

A ndryshoi gjë në 9 vite ? 3 ditë më parë banka botërore deklaroi se Shqipëria është vendi ku vetëm 20 % e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike marrin ndihmë ekonomike. Pse i ngriu rrogat, çfarë bëri me paratë? Vitin e kaluar ka mbeldhur nga taksat tuaja 5.8 miliardë euro.

Në vitin 2013 ne kemi mbledhur 3.8 miliardë euro. Me këto para dyfishuar rrogat e pensionet. Ndërtuam qindra kilometra rrugë kudo, në çdo rreth. Ku janë paratë tuaja? Janë në xhepat e qeveritarëve dhe klientelës së tij. Sepse ky nërton një rrugë 24 milionë euro kilometrin në fushë. Në një kohë kur tuneli i kalimashit ka kushtuar 17 milionë euro kilometrin. Po vodhi kryeministri, të gjithë të tjerët në zinxhir vjedhin sa të ë. Rrugët nuk ndërtohen, rrogat dhe pensionet nuk rriten. Njerëzit ikin me shpresë se diku do të gjejnë një qoshe që të kenë më pak dhimbje ekonomike. Kemi faktuar se jemi krejt ndryshe, nuk jemi njëlloj.

Hil Curri do të jetë një shërbëtor i përulur para jush. Do të menaxhojë në mënyrën më transparente të gjithë burimet buxhetore. Do përkujdeset për të gjitha fshatrat, qytetin. Do të bëjë gjithçka për perspektiva të reja. Fushë-Arrëzi ka pasuri të jashtëzakonshme, por problemi është se ato nuk kthehen në mirësi për ju. Unë kam një thirrje për të gjitha vajzat e gratë që janë të pranishme këtu. Unë besoj se kjo duhet të jetë një fushatë e juaja, sepse jeni ju që mbani mbi supe brengën e boshatisjes së familjes sot”, u shpreh Berisha.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here