Thursday, June 13, 2024
Home Aktualitet Kandidati i Beratit krijon nismë për dhurimin e gjakut/ Meta: Pas 14...

Kandidati i Beratit krijon nismë për dhurimin e gjakut/ Meta: Pas 14 majit, do të jetë iniciativë e përhershme

0
103

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur vlerësime për nismën e dhurimit të gjakut nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Berat, Zija Ismaili, së bashku me një grup të rinjsh dhe të rejash.

Meta thekson se kjo iniciativë do të jetë e përhershme pas 14 majit, me z. Zija Ismaili në krye.

MESAZHI I METËS
Dhurimi i gjakut është një iniciativë që gjithmonë e kam përzemër.

Shpreh vlerësimet e mia më të mira për Dr.Zija Ismaili që së bashku me një grup të rinjsh dhe të rejash janë organizuar sot për të dhuruar gjak në qytetin e Beratit.
Jam besimplotë se pas 14 Majit, me Dr.Zija Ismailin si kryebashkiak, dhurimi i gjakut do të jetë një iniciativë e përhershme nga Bashkia e Beratit.
Bashkë?Fitojmë!✌️??
#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Berat #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here