Ardian Nikulaj dyshohet se u vra për gjakmarrje, autorët e dyshuar një shqiptar, një portugez dhe katër britanikë

0
132

Policia e Shtetit ka zbardhur vrasjen e Ardian Nikulaj në Shëngjin. Kreu i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, tha se bëhet fjalë për 6 shtetas, prej tyre 5 të huaj dhe një shqiptaro-britanik.

Të huajt e përfshirë në ngjarje janë një portugez, që dyshohet edhe si ekzekutori me jelek dhe skafandër dhe katër britanikë, mes tyre një grua.

 

Rrumbullaku: Jemi sot këtu, për të komunikuar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kriminale, të ndodhur në qarkun e Lezhës.

Ashtu siç ju kemi bërë me dije, në Shëngjin, më datë 19.04.2023, rreth orës 13:25, në ambientet e lokal “Coral”, është vrarë me armë zjarri, shtetasi Ardian  Nikulaj, 51 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë.

Mënjëherë pas ngjarjes së ndodhur, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e autorësisë dhe kryerjen së veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

Policia e Shtetit e vlerësoi maksimalisht këtë ngjarje, për zbardhjen e së cilës grupi hetimor ka këqyrur, vlerësuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sërë provash të vlefshme që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

 

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-Gëzhoja arme zjarri model 54, kalibër 7.62 mm;

 

-Një predhë model 54, kalibër 7.62 mm;

 

-Letërnjoftim;

 

-Celular i markës “iPhone”, dhe disa prova të tjera biologjike dhe filmike

 

Njëkohësisht, grupi hetimor ka vijuar me veprime të shpejta procedurale si: marrje të deklarimeve, këqyrje dhe sekuestrim pamjesh filmike në vendin e ngjarjes, këqyrje të itinerarit të përshkruar nga autorët e dyshuar që lidhen me kohën dhe vendin para dhe pas kryerjes së ngjarjes së rëndë kriminale.

 

 

Përsa i përket automjeteve të përdorura për kryerjen e krimit nga autorët e dyshuar është dokumentuar përdorimi i tyre nga personat e dyshuar për një periudhë kohore për realizimin e vrasjes.

 

Në përfundim të këtyre veprimeve paraprake, nga provat shkencore të siguruara, deklarimet dhe sekuestrimet në cilësinë e provës materiale të sipërpërmendura, nga Prokuroia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas, si autorë të dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit.

 

Në kërkim për vrasjen

 

Edmond Haxhia shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike,

 

Ruben Saraiva shtetas portugez,

 

Harry Simson shtetas britanik,

 

Thomas Mithan shtetas britanik,

 

Steven Hunt shtetas britanik,

 

Harriet Bridgeman shtetase britanike,

 

Rrumbullaku foli për vrasjen me paramendim me motiv gjakmarrjen.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here