Tedi Blushi sjell pamjet tronditëse: Dhuna është fytyra e vërtetë e Erion Veliaj!

0
124

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë të Lirisë ka postuar në Facebook nje video ku kryebashkiaku Veliaj në një deklaratë për mediat del dhe thotë se: “policia bashkiake ka një sjellje të respektueshme ndaj qytetarëve, nuk i qëllojnë gratë, dhe janë gjthnjë në shërbim të qytetarëve”. Mirëpo pamjet e tjera vërtetojnë ndryshe. Në videon e postuar të shumtë janë qytetarët të cilët ankohen për gjobat abuzive, rrëmbim dhe shkatërrim të pronave të ligjshme, hedhja në rrugë të madhe e fëmijëve, burrave, grave dhe të moshuarve!

“Nuk e dimë janë policë në të vërtetë apo janë banditë?” – shprehet një qytetar.

Në mbishkrimin e kësaj videoje Blushi shkruan se kjo është fytyra e vërtetë e Erion Veliaj. Dhuna !

Njëkohësisht ai u bën thirrje qytetarëve se më 14 maj duhet të votojnë për ndryshimin, në mënyrë që Tirana të bëhet e jetueshme, përfshirëse, e drejtë, e dhembshur dhe frymëzuese, që u jep jetë ëndrrave të fëmijëve. Kjo do të ndodh vetëm me Belind Këlliçin në krye dhe planin e tij konkret.

Postimi i plotë:

Dhuna është fytyra e vërtetë e Erion Veliaj!

Sjellje shtazarake ndaj atyre që luftojnë për bukën e gojës!

Rrëmbim dhe shkatërrim të pronave të ligjshme dhe hedhja në rrugë të madhe e fëmijëve, burrave, grave dhe të moshuarve!

Gjoba abuzive ndaj qytetarëve!

“Muskujt” me të dobëtit, “pulë” para të fortëve!

Tirana do të ndahet njëherë e përgjithmonë nga ky model!

Ndryshimi është në duart tuaja duke votuar më 14 Maj për Belind Këlliçin dhe planin e tij konkret për një Tiranë të jetueshme, përfshirëse, të drejtë, të dhembshur dhe frymëzuese, që u jep jetë ëndrrave të fëmijëve tuaj!

#BashkeFitojme #14Maj #Tirana #Fitore #NdryshimMeCdoCmim

 

https://www.facebook.com/TediBlushi/videos/139029739027565

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here