Dy të plagosur nga një sherr në TikTok, policia arreston një nga autorët

0
136

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Durrës pas një sherri që kishin me një person të tretë në rrjetin social TikTok. Policia ka bërë me dije se njëri nga bashkautorët është arrestuar. Personi tjetër është ende në kërkim.

Ngjarja ndodhi më 15 prill, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr.10.

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Platforma”, dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 15.04.2023, në lagjen nr. 10, Durrës, për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasit Sh. K. dhe K. M. kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, shtetasit I. V., A. H. dhe M. V., të cilët qarkullonin së bashku, në një automjet. Nga të shtënat u plagosën lehtë shtetasit I. V. dhe A. H. Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K. M., thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here