“Dhuro një libër, ndriço një mendje”/ Aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Librit, Këlliçi: Do të rris fondet

0
73

Lidhja Demokratike e Druas dhe Departamenti Brain Gain në selinë blu, organizuan aktivitetin ‘ dhuro një libër, ndriço një mendje” në kuadër të ditës ndërkombëtare të librit.

Kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi akuzoi qeverinë për mungesën e politikave mbështetëse  ndaj kulturës ndërsa kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u zotua se do të rrisë fondet për librin.

Në ditën ndërkombëtare të Librit, LDGSH dhe departamenti Brain Gain në selinë blu, organizuan një aktivitet me temë “Dhuro një libër ndriço një mendje” me qëllim grumbullim e sa më shumë teksteve letrare për t’i dërguar më pas në familjet me pamundësi ekonomike.

Kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi, akuzoi qeverinë për mungesën e politikave mbështetëse për të nxitur leximin dhe promovimin e librit.

 

Në këtë aktivitet  ishte i pranishëm edhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, i cil theksoi se kryebashkiaku Veliaj të vetmet fonde që ka dhënë për bibliotekën kanë qenë për fasada ndërsa u zotua se nëse votëbesohet si kryebashkiak i kryeqytetit, do të rrisë fondin për librin.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here