Shërbimi vijon pa ndërprerje”, spitali i Shkodrës reagon pas zjarrit në shërbimin e Pneumologjisë: Nuk ka pacientë të lënduar, masa për riparimin e ambientit

0
116

Spitali Rajonal Shkodër ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në repartin e Pneumologjisë, i cili u përfshi nga flakët. Spitali bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në shërbimin e Pneumologjisë.

Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.

Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërprerje teksa po merren masa të menjëhershme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here