“Uroj që kjo të jetë pranvera e ndryshimit për Shqipërinë”, Berisha: Rivalët e kandidatëve tanë, mëkatarët më të mëdhenj që kanë garuar ndonjëherë !

0
79

Në një prononcim të shkurtër për mediat nga vizita e tij në Kavajë, kryetari democrat Sali Berisha ka uruar edhe njëherë të gjithë shqiptarët për festën e Fiter Bajramit duke u përcjellë atyre mesazhe pozitive në këtë ditë të bekuar. Berisha tha se banorët e Kavajës ishin ata të cilët agjëruan dhe i qëndruan besimit tek Zoti, në mënyrën më të vendosur në një kohë kur tragjikisht, shumë të tjerë e lëshuan.
I pyetur nga gazetarët për zgjedhjet e 14 Majit, Berisha tha se Kavaja tashmë e ka zgjedhur kandidatin e vet. Gjithashtu sa i takon kandidatëve rivalë në Kavajë dhe mbarë Shqipërinë, i cilësoi si mëkatarët më të mëdhenj që kanë garuar ndonjëherë.

Berisha: Një herë, në rradhë të parë një urim nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë të Kavajës dhe mbarë Shqipërisë, në këtë ditë të bekuar, ju uroj fat, mbarësi, suksese dhe atë që u don zemra.
Uroj Shqipërisë që kjo të jetë pranverë e ndryshimit.
Uroj gjithashtu çdo qytetar shqiptar të të gjitha besimeve, të marrin në këtë ditë vendimet me ndihmën e Zotit, të prira nga e mira, të prira nga e ardhmja.
Unë erdha këtu, sepse këta qytetarë kanë një meritë të jashtëzakonshme. Gratë dhe burrat e këtij qyteti, agjëruan dhe i qëndruan besimit tek Zoti, në mënyrën më të vendosur në një kohë kur tragjikisht, shumë të tjerë e lëshuan, kurse këta erdhën vitet ’90 si besimtarë të përkushtuar dhe me një harmoni, sepse këtu janë dy komunitete fetare, me një harmoni fetare të shkëlqyer.
Ndaj dhe erdha të ju uroj sot.

Pyetje: Mendoni se do ta riktheni Partinë Demokratike në qytetin e Kavajës?
Berisha: Kavaja sigurisht që e zgjedh vetë kandidatin e vet. E ka zgjedhë.

Pyetje: Si e shikoni kandidaturën?

Berisha: Kandidaturën e shikoj të shkëlqyer. Meqenëse sot është ditë e shenjtë dhe natyrisht gjërat që të vijnë në mendje, është mirësia dhe mëkati, sevapi dhe mëkati, e vërteta është që rivalët e tjerë, rivalët e Fisnikut, në Kavajë dhe mbarë Shqipërinë, mëkatarët më të mëdhenj që kanë garuar ndonjëherë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here