Dëshmia e ish-drejtuesit të CIA-s: Gënjyem për laptopin e Hunter Biden, na e kërkoi Antony Blinken

0
211

Britanikja “Daily Mail” shkruan se një ish-drejtues i CIA-s, sot në pension, ka koordinuar një letër nga ish-shefat e inteligjencës duke pretenduar se çështja e laptopit të Hunter Biden ishte dezinformim rus, sepse ai donte të ndihmonte fushatën presidenciale të Joe Biden. 

Mike Morell i tha Komisionit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve se i ishte kërkuar nga Antony Blinken, Sekretari i Shtetit – i cili në atë kohë ishte një anëtar i lartë i fushatës së Biden – për të ndihmuar në diskreditimin e raportimit të laptopit.

Morell ka qenë ish-drejtor në detyrë i CIA-s, duke shërbyer për dy muaj në 2011 dhe katër muaj nga 2012 në 2013. Ai doli në pension nga CIA në shtator 2013.

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve, i udhëhequr nga Jim Jordan, aktualisht po heton çështjen e laptopit të Hunter Biden, si dhe bizneset e familjes Biden.

Morell kohët e fundit dha një intervistë të transkriptuar me ekipin e Jordan ku u pyet për fushatën e Biden dhe përgjigjet për laptopin.

Laptopi i djalit problematik të presidentit Joe Biden, i cili ishte lënë në një dyqan riparimi në Delaëare, u propozua nga Rudy Giuliani, avokati i Donald Trump, duke ofruar prova të korrupsionit të supozuar mes familjes Biden.

Ekipi i fushatës së Biden tha se përpjekjet për të mbuluar përmbajtjen e laptopit kishin shenjat dalluese të një fushatë dezinformimi ruse.

Laptopi përfshinte foto eksplicite të Hunter Biden të zhveshur lakuriq, me prostituta dhe duke marrë drogë, si dhe emaile dhe mesazhe të shumta mes 53-vjeçarit dhe babait të tij, president.

Morell tha se atij iu kërkua nga Blinken të mblidhte ish-shefat e inteligjencës për të rënë dakord që laptopi dukej si një fushatë shpifje.

Ai kreu “pak nga kërkimet e mia” dhe më pas kontaktoi oficerin e lartë të operacioneve të CIA-s në pension, Marc Polymeropoulos për ndihmë në përpilimin e letrës.

Letra u nënshkrua përfundimisht nga 51 ish-zyrtarë të inteligjencës, duke përfshirë dhe katër ish-drejtorë të tjerë të CIA-s, bashkë me John Brennan dhe Leon Panetta.

Letra u publikua nga “Politico” pesë ditë pasi New York Post raportoi për herë të parë për përmbajtjen e laptopit.

Titulli i historisë së “Politico”-s, më 19 tetor 2020, ishte: “Historia e Hunter Biden është dezinformacion rus, thonë dhjetëra ish-zyrtarë”.

Letra pretendonte se historia e The New York Post “ka të gjitha shenjat klasike të një operacioni informacioni rus”.

Disa media, përfshirë “DailyMail”, kanë konfirmuar që atëherë përmbajtjen e laptopit dhe se i përkiste Hunter Biden.

Joe Biden e përdori letrën gjatë debatit të 22 tetorit kundër Donald Trump, duke thënë se ai mendonte se raportimi rreth kompjuterit të braktisur të djalit të tij ishte vepër e Rusisë.

Morell u falënderua për punën e tij në koordinimin e letrës, me Steve Ricchetti, kryetar i fushatës së Bidenit, i cili i telefonoi atij pas debatit për t’i thënë faleminderit.

Morell, i cili ka qenë një konsulent, strateg, pedagog dhe autor që nga dorëheqja e tij pothuajse një dekadë më parë, tha se ai kurrë nuk ishte zyrtarisht në bisedime për këtë rol.

Të enjten, Jordan dhe Michael Turner, kryetari i Komisionit të Përzgjedhur për Inteligjencën, i shkruan Blinken duke kërkuar komunikimin e tij me Morellin rreth laptopit.

Ata lëshuan një deklaratë duke akuzuar Morell-in dhe shefat e tjerë të inteligjencës për “përpjekje të bashkërenduar për të minimizuar dhe shtypur” informacionin e dëmshëm për fushatën e Bidenit.

Bazuar në dëshminë e Morell-it, është e qartë se fushata e Biden-it luajti një rol aktiv në origjinën e deklaratës publike, e cila kishte efektin e ndihmës në rastin e historisë së Hunter Biden dhe pengimin e qytetarëve amerikanë që të merrnin një vendim plotësisht të informuar gjatë vitit 2020, kur mbaheshin zgjedhjet presidenciale”, shkruan ata.

“Megjithëse nënshkruesit e deklaratës kanë një të drejtë të padiskutueshme për fjalën e lirë – gjë që ne nuk e kundërshtojmë – referenca e tyre në kredencialet e tyre të sigurisë kombëtare i dha peshë historisë dhe sugjeroi akses në informacione të specializuara të padisponueshme për amerikanët e tjerë”.

“Kjo përpjekje e përbashkët për të minimizuar dhe goditur shpërndarjen publike të akuzave serioze për familjen Biden ishte një dëmtim i rëndë për informimin e të gjithë qytetarëve amerikanë në demokracinë tonë”.

Laptopi i Hunter Biden, plot me materiale sekrete
Djali i Biden, Hunter Biden, braktisi laptopin e tij në mënyrë të papërgjegjshme, ndonëse brenda kishte materiale mjaft sekrete.

Në laptopin e Hunter Biden kishte emaile private të babait të tij dhe numrat e telefonit të njerëzve më të rëndësishëm në Amerikë.

Hunter Biden kishte zgjedhur të mbronte kompjuterin e tij “MacBook Pro” me një fjalëkalim që mund të gjendet lehtësisht nga të gjithë: “Hunter02”.

53-vjeçari, i cili njihet edhe si përdorues droge, e kishte dërguar laptopin në një dyqan IT në prill të 2019 për të riparuar, por kurrë nuk u kthye më për ta marrë.

Brenda tij gjendeshin numrat e telefonit të Bill e Hillary Cliton dhe pothuajse të gjithë kabinetit të ish-presidentit Barack Obama.

Gjithashtu kishte informacione personale të djalit të Joe Biden, që nga ID dhe kartat e kreditit. Veç kësaj, u zbulua se 53-vjeçari kishte shpenzuar 21 mijë dollarë në një faqe pornografike.

Një burim që është në dijeni të përmbajtjes së kompjuterit, thotë se niveli i shpenzimeve të Hunterit në site-e pornografike ishte aq i lartë, sa në një moment, iu refuzua dhe karta e kreditit.

Dy herë i martuar dhe me katër fëmijë, tre nga të cilët me ish bashkëshorten Kathleen, Hunter ka një histori të gjatë abuzimi me drogën dhe alkoolin. Vetë i ati Joe, i sulmuar nga Donald Trump për këtë fakt e ka pranuar një gjë të tillë, ndërsa pretendonte se i biri e ka kapërcyer tashmë problemin e tij të vjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here