Me skafandër motori në kokë dhe jelek fosforeshent/ Detaje të tjera nga vrasja në Lezhë

0
170

Detaje të reja vijnë nga ngjarja e rëndë që tronditi mesditën sotme Shëngjinin. Sa i përket dinamikës mësohet se në lokalin “Coral” në pedonalen e Shëngjinit, është vrarë pronari i lokalit shtetasi Ardian Nikulaj, nga një person që ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe i veshur me jelek fosforeshent  dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë dhe është larguar me motor.

Burime policore thonë se autoret mund të kenë lëvizur me nje mjet tip “Range Rover” me targa angleze ngjyrë e zezë.

Por kush ishte Ardian Nikulaj?

Ardian Nikulaj, është babai i 4 fëmijëve, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e atentatit të kryer ndaj tij. Paraprakisht, dyshohet se është ekzekutuar nga dy persona.

Viktima, rezulton të jetë pronar i disa bizneseve, e një prej tyre është edhe hoteli dhe lokali ‘Coral’ në zonën e Ranës së Hedhun, si dhe është pronar i disa sipërmarrjeve të tjera.

Ardian Nikulaj ka ndërruar mbiemrin pasi në të shkuarën ka pasur atë ‘Marku’. Biznesmeni i njohur në Lezhë, në të shkuarën ka qënë edhe Ish-kreu i Aluznit. Nderkohë që mësohte se ka qënë i dënuar për disa vepra penale.

Ai rezulton i dënuar me 4 muaj burg, për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municioneve dhe për ‘armëmbajtje pa leje’. Ai gjithashtu ka qenë i dënuar në vitin 2003.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Artikull i ndërlidhur:

FOTO/ U vra sot në Shëngjin, biznesmeni kandidoi në 2021 për deputet

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here