Zgjatja e mandatit të kreut të Akademisë së Shkencave, Fuga: Nuk pranoj të fyhen akademikët në këtë mënyrë nga dy deputetë

0
101

Ndryshimet ligjore të propozuara nga dy deputetë të PS përmes të cilave kërkohet një zgjatje e mandatit të kreut të Akademisë së Shkencave ka futur në një debat akademikët dhe politikën.

Një nga zërat më të fortë kundër kësaj nisme, akademiku Artan Fuga, i ftuar në “Ora e Betit” e konsideron një arbitraritet politik.

Fuga: Një ditë të bukur konstatoj që dy deputetë marrin nismën ligjore të ndryshojë disa nene në fuqi. Çfarë ka Akademia e Shkencave që ndërhyn në debatin tim me dy deputetë? Konkretisht Kryesia e Akademisë që ndërhyn në një debat që nuk është pjesë. Po ta kishte shkruar një student atë letër do ti thoja 4. Nuk flas fare për ligjin në fuqi.Kërkojnë që kryetari dhe nënkryetari të kandidojnë për një mandat të dytë që nuk ja lejon ligji.Së dyti që të kandidojë dhe pas moshës 75 vjeç. Akademia zyrtarisht ka thënë që nuk kemi kërkuar të ndryshojnë këto dy nene. Ajo mund të thotë që deputetët kanë të drejtë por nuk kanë të drejtë të bëjnë letër distancimi ndaj meje. Dy përfaqësues politikë imponojnë vullnetin e tyre të palegjitimuar me asnjë argument. Nuk pranoj të fyhen akademikët në këtë mënyrë nga këta dy deputetë. Është arbitraritet i rëndë politik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here