Rama, jo kryeministri im’: Shehaj: Sot thotë fushatë me njerëzillëk, nesër u thotë demokratëve qenër!

0
67

Deputeti i PD Agron Shehaj i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit dhe mënyrën se si është zhvilluar deri tani nga palët.

Shehaj deklaroi se kryeministri Rama “nuk është kryeministri i tij” pasi, ky i fundit thotë se nuk do ketë postera në fushatë, ndërsa të nesërmen mbush Tiranën me to.

Sipas tij Rama deklaroi po ashtu se fushata do të ketë “njerzillëk” dhe më pas ka konsideruar palën demokrate si “qenër”.

“Nuk është kryeministri im, nuk e ndjej. Një kryeministër që më mbyll zyrën dhe më çon punonjësit në Polici nuk është i imi. Ai thotë nuk ka postera, të nesërmen mbushet Tirana. Një ditë thotë do të ketë njerzillëk, ditën tjetër thotë demokratët janë qenë. Shqiptarët duhet të zgjedhin mes një kryeministri që sulmon, punon për veten dhe njerëzit e tij e korrupton këdo për të mbajtur pushtetin dhe një alternative tjetër që thotë do bëj këtë apo atë. Nuk është e thënë, por të paktën Belindi nuk ka pasur pushtet më parë. Tani ky është modeli, me koncesione, me PPP, etj.

Këta duken me radhë. Nuk kanë qenë asgjëkundi. Më parë ishte në një apartament, tani jeton në një vilë jashtë Tiranës. Shqetësohet ai për demokratët, një nga vendet më të korruptuara në Evropë. E thotë INSTAT-i që janë larguar shqiptarët. Kë njihni që është kthyer ju? Po na çudit. Po na tregon një Shqipëri inekzsitente.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here