Luçiano Boçi: Rama shkëlqen paligjshëm edhe në Elbasan, me postera dhe billboard-e

0
158

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi thotë se posterat e kryeministrit Rama janë vendosur edhe në qytetin e Elbasanit.

Me anë të një reagimi, Boçi thotë se “prej disa ditësh fytyra e Edi Ramës shkëlqen paligjshëm në postera të mëdhenj dhe në billboard-et”.

Sipas tij shteti që shkel ligjin në mënyrë arrogante dhe në mes të ditës është një paralajmërim shumë i keq për zgjedhjet e afërta.

“Cinizmi i një buzëqeshjeje që prej Tirane shtrihet deri në Elbasan për të shkelur ligjin dhe për t’u thënë qytetarëve se me mjerimin e tyre dikush ka ndërmend vetëm të zgërdhihet, meriton përgjigjen tonë proverbiale: Qesh mirë kush qesh i fundit…”, thuhet në reagimin e Boçit.

 

Boçi po ashtu thotë se “njerëz pranë opozitës fotografohen, telefonohen, kërcënohen me bukën e gojës”.

“Kërcënimet prekin edhe familjarët, punën e vëllait e të motrës, biznesin e dhëndrit dhe jetën e kushërinjve të afërt. Në të paktën një rast opozita ka dëshmuar me prova edhe blerje votash me cash dhe të gjitha këto, përfshi dy padi penale për drejtorë të lartë të bashkisë Elbasan, do të shkojnë në SPAK, pavarësisht gjithçkaje”, thekson Boçi.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here