Kryemadhi: Portali që nxori lajmin e fshiu për 30 minuta! Top Channel vazhdonte pa asnjë argument duke mos më kontaktuar asnjëherë

0
111

E ftuar në SYRI TV ,deputetja e PL-së Monika Kryemadhi foli për inskenimin e medias Top Channel për paratë ruse dhe padinë në Gjykatë. Duke e nisur që nga zanafilla e këtij lajmi, Kryemadhi theksoi se ky dokument ka dalë për herë të parë në një portal ‘euroreporter’ dhe pasi e ka kontaktuar, për 30 minuta lajmi është hequr.

Sipas Kryemadhit, Top Channel është bazuar për të njëjtat fakte dhe prova te ky shkrim dhe se në momentin që shoqëria Top Channel vazhdonte me devotshmëri të madhe dhe pas asnjë argument ditë pas dite, atëherë si ngelej gjë tjetër vetëm rruga e gjykatës për ta çuar një gjë deri në fund.

‘Mendoj se ka ardhur koha që me sjellje të tilla arbitrare sepse e para jemi në periudhë fushate elektorale, e dyta jemi në një veprim ndaj një individi, e treta ndaj një politikaneje dhe e katërta më elementare e çdo gazetari, në momentin që merr një dokument më e pakta të pyesi personin që do të bëjë një shkrim. Unë asnjëherë nuk jam kontaktuar nga Top Channel pavarësisht se Top Channel mund të më kontaktonte në të gjitha llojet e mënyrave ashtu siç më ka kontaktuar dhe në herë të tjera’, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi: Kjo gjë ka dalë për herë të parë në një portal europian ‘euroreport’ dhe sa kam komunikuar me ta për 30 minuta e kanë hequr shkrimin, pra për të njëjtat gjëra që pretendon shoqëria Top Channel që pretendon se i ka të faktuara dhe të kontrollura.

Pavarësisht se si financohej ai portal, pak rëndësi ka për mua por e rëndësishme ishte që ata reaguar dhe e hoqën dhe e mendova një gjë normale.

Në momentin që shoqëria Top Channel vazhdonte me devotshmëri të madhe dhe pas asnjë argument ditë pas dite atëherë smë ngelte gjë tjetër vetëm rruga e gjykatës për ta çuar një gjë deri në fund.

Mendoj se ka ardhur koha që me sjellje të tilla arbitrare sepse e para jemi në periudhë fushate elektorale, e dyta jemi në një veprim ndaj një individi, e treta ndaj një politikaneje dhe e katërta më elementare e çdo gazetari, në momentin që merr një dokument më e pakta të pyesi personin që do të bëjë një shkrim. Unë asnjëherë nuk jam kontaktuar nga Top Channel pavarësisht se Top Channel mund të më kontaktonte në të gjitha llojet e mënyrave ashtu siç më ka kontaktuar dhe në herë të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here