Kryemadhi: Me Top Channel shihemi në gjykatë, me inceneratorët shihemi në prokurori dhe me Veliajn e Ramën shihemi në 14 maj

0
141

Ne intervsten per syritv, Kryemadhi është shprehur se akuzat që u vërtetuan se ishin të manipuluar po bëhen si hakmarrje pas zbulimit të super skandalit të inceneratorëve.

Inceneratori i Tiranës është llokma më e madhe dhe të gjitha paratë që paguhen për përpunimin e plehrave shkojnë në kompani ofshore dhe nuk dihet se kush i merr këto para që dalin nga buxheti i shtetit.

Mënyra se si është artikuluar çështja e inceneratoreit të Tiranës ka nxjerrë se koka e inceneratorit është Veliaj dhe pronari është Edi Rama, pasi në këtë televizion kemi denoncuar persona që ishin barinj dhe kishin një pasuri prej 30 milionë eurosh dhe të gjitha këto tregojnë sesi janë vjedhur dhe vidhen pasuritë e shqiptarëve. Dhe personi që ka denoncuar aferën e inceneratovë të bëhet pis sa më shumë dhe të hiqet vëmendja nga kjo super vjedhje në vend. Pas sulmeve të mija qëndron qeveria ndërsa Veliaj është një ushtar i dobët i tij kjo duket edhe nga fushata që po bëhet në Tiranë duke u përdorur fotoja e Ramës dhe jo e Veliajt.

Ato po mundohen të ndërtojnë sulme që të çekujlibrojnë dhe fokusuar objektivin. Unë e kam të qartë se me Top Channel shihemi në gjykatë, me inceneratorët shihemi në prokurori dhe me Erion Veliaj dhe Ramën shihemi në 14 maj. Ne mundëm Ramën kur Basha flinte gjumë dhe jo më mos të mundim Veliaj me Këlliçin i cili qëndron 24 orë në fushatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here