Transport publik falas, nënkalim tek sheshi Skënderbej për teafikun/ Këlliçi dhe 5 angazhimet e tij

0
101

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, u shpreh se projekti i Transportit Publik Falas, është lajtmotivi i fushatës që ka sjellë një reagim masiv të qytetarëve.

Këlliçi, pas simbolikës në hapjen zyrtare, ku u shfaq dy ditë më parë, në “Air Albania” me një autobuz, tha se ky mjet është shndërruar tanimë deri në ditën e zgjedhjeve, në qendrën rinore lëvizëse.

Kandidati i Opozitës, sqaroi se ky autobus do të jetë në qarkullim në Tiranë, në dispozicion të të rinjve, votuesve për herë të parë, të cilët do të kenë mundësinë që në këtë shëtitje, të mësojnë edhe më shumë për programin e Këlliçit.

“Autobuzi është këto ditë në duart e Forumit Rinor të PD, të cilët do të ndërmarrin një sërë aktivitetesh.

Kjo është një risi në fushatë”, tha ai.

Kelliçi, sqaroi sot në mengjes dhe një herë, projektin për nënkalimin te ‘Sheshi Skenderbej’, që do të mundësojë lehtësimin e trafikut në Tiranë, në një nyje shumë problematike sot.

Kelliçi u shpreh me hartë në dorë, se si do bëhet lëvizja e makinave në drejtimin Veri – Jug e anasjelltas, duke lidhur bulevardin kryesor me këtë ndërhyrje.

Kandidati për Bashkisë u shpreh se projekti është bërë nga specialistë të shquar të fushës dhe ka kosto rreth 4.5 mln euro, por do të jetë një zgjidhje e madhe për qytetin.

Përllogaritet që me këtë nënkalim, të kursehet gjysma e kohës dhe e stresit që qytetarët e Tiranës kalojnë çdo ditë në trafikun torturues.

Gjatë bisedës në studio, Kelliçi u është përgjigjur dhe telefonatave të shikuesve, ku ka folur për paketën e plotë që ai ka për zbutjen e kostos së jetesës, me transportin publik falas, uljen e taksave dhe tarifave, dhe mbështetjen për familjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here