DENONCIMI/ Djali i kandidatit të PS mbush furgonin me ndihma në Has

0
117

Denoncohet rasti i parë i blerjes së votave për zgjedhjet vendore të 14 majit. Denoncimi vjen nga bashkia e Hasit.

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti, ka ndaluar furgonin e djalit të rivalit të PS Halit Muja, i cili është i mbushur me ndihma që do t’u shpërndaheshin familjeve në Has, në këmbim të votave.

Në një lidhje live për Çim Peka Live, Dauti u shpreh se policia ndodhet në vendngjarje, por nuk ndërhyn për të hapur dyert e furgonit.

Dauti u shpreh gjithashtu se kandidati i PS, Muja shkon nëpër shtëpinë e hasjanëve dhe blen vota.

Miftar Dauti: Po rrinim në qytet dhe furgoni i djalit të kandidatit të PS ishte mbushur me ndihma. E kemi ndaluar furgonin. Kemi njoftuar policinë dhe janë këtu. I kemi kërkuar policisë që ta hapë furgonin, por ende nuk është hapur. Po presim të vijnë edhe mediat. Me këto ndihma kandidati i PS po tenton të blejë votat në Has, po përdor të gjitha mjetet. Shfrytëzon postin edhe duke shkuar nëpër shtëpitë e familjarëve duke blerë vota./ syri.net

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here