Berisha: Unë besoj se Shqipërinë e shpëtojmë duke dhënë secili nga pak dashuri! Votoni ndryshimin në 14 maj!

0
102

Kryetari i demokratëve Sali Berisha ka kërkuar nga shqiptarët që në 14 maj të votojnë për ndryshimin.

 

Sipas Berishës, Shqipërinë e shpëtojmë duke dhënë secili nga pak dashuri.

 

FJALA E BERISHES

 

Unë besoj se Shqipërinë e shpëtojmë duke dhënë secili nga pak dashuri.

Një vend që 10 vite që keqtrajtohet, shërohet vetëm me dashuri.

Nuk mund të presim më nga ndërkombëtarët, nuk duhet të presim nga një lider apo një parti politike.

Dashurinë më të sinqertë nënës mund t’ia japin vetëm bijtë e saj.

Unë besoj në një Shqipëri që drejtohet nga njerëz të ndershëm, të rinj, model, me qytetarë të barabartë përpara ligjit, që krijon kushtet për t’i rikthyer qytetarët në atdheun e tyre.

Unë besoj në një Shqipëri që shtohet në popullsi, me familje të gëzuara, me një qeveri të vogël dhe të përulur përpara qytetarëve.

Unë besoj se ka ardhur koha për këtë Shqipëri. Të lëmë mbrapa Shqipërinë e krimit, drogës dhe vjedhjes.

Kjo është një aspiratë që e shoh në zemrat e secilit prej jush.

Të sigurt të jeni ju se po realizuam këto, Europa do na hapë dyert njësoj siç bëri NATO.

Europa nuk do propagandë, ajo do vepra. Ne demokratët e kemi provuar se kemi vepra dhe dimë të flasim me vepra.

Ndryshimi është në duart tuaja, bashkë fitojmë!

Thirrje për 83 përqind e shqiptarëve që duan të largohen nga Shqipëria është: jepini një shans Shqipërisë, jepini një shans!

Votoni më 14 maj, votoni ndryshimin.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here