Belind Këlliçi: Unë dhe ekipi im vijmë me një program për ta bërë Tiranën të jetueshme për të gjithë! Financimi i inceneratorit imagjinar do të ndërpritet urgjentisht!

0
156

“Bashkë do të punojmë duke ndjekur parimin e gjithë përfshirjes në respekt të çdo shqiptari që ka zgjedhur të jetojë në Tiranë. Ne jemi kryeqyteti, Unë nuk do të lejoj më në Tiranë të ketë diferencime. Kudo të banoni ju do të jeni të barabartë në shërbime dhe investime. Bashki do të thotë bashkësi dhe ne bashkë do të zgjidhim problemet që ka sot Tirana.

 

 

 Ju prindër në Astir nuk do të nxitoni më për të çuar fëmijët tuaj në shkolla. Shërbimet e Bashkisë së Tiranës do të vijnë te ju. Atje ku ka shkollë ne do të çojmë rrugë. Ky do të jetë misioni i ri i policisë bashkiake e cila nuk do të ketë më mision gjobëvënien. Do të gjeni gjithmonë një deri ku do ju shërbehet. Këtë ofroj unë. Zgjidhje, besnikëri. Jam i pari që besoj në premtimet që kam dhënë sepse janë të gjitha të arritshme. 200 mijë qytetarët që udhëtojnë me urban edhe për një muaj nuk do të paguajnë më.

Autobusi do të jetë pa pagesë, Kushton vetëm 6.8% të buxhetit të bashkisë Tiranë. Taksat tona nuk do i marrin më bosat e inceneratorëve. Financimi i incneratorit imagjinar të Tiranës do të ndërpritet urgjentisht. Tirana nuk do të ketë dallim nga 250 qytete anembanë botës që ofrojnë transport publik pa pagesë”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here