Abilekaj: Të mbjellësh pemë në Tiranë, si të vësh lule në obeliskun e një viktime që ke shkaktuar vetë

0
108

Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” çeljen e fushatës nga PS-ja me mbjellje pemësh në Sheshin “Skënderbej”, tha se ajo është bazuar në pikat më të dobëta që ka qeverisja e majtë. Ndërsa ceremoninë e mbjelljes së pemëve në lulishte Abilekaj e krahasoi me vendosjen e luleve në obeliskun e një viktime që ke shkaktuar vetë.

“Mendoj se një qeveri pa bilanc, ka vendosur të bëjë një fushatë me dy pikat e veta më të dobëta. E para ndërtimet në Tiranë dhe shkatërrimi i qytetit. E dyta, pagat e ulëta dhe polarizimi ekonomik i tejskajshëm.

Rama e nisi fushatën duke thënë do të rris pagën minimale dhe pastaj shkon e mbjell pemë, për të mbuluar kullat mbrapa.

Në pikat që është akuzuar më shumë, mendon të bëjë fushatën.

Edhe slogani i tyre është shaj Metën dhe Berishën, pra kurrë mbrapa vetëm përpara.

Të mbjellësh pemë në Tiranë, si të vësh lule në obeliskun e një viktime që ke shkaktuar vetë.

Kjo lulishte është shkatërruar dhe rindërtuar sipas konceptit të Veliaj.

Është fushatë e bazuar në pikat më të dobëta që kanë”-tha Abilekaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here