“Llaten e Elbasanit nuk e njeh administrata, Sako në Durrës është anonime”, Sula: Garantoj që nëse mazhoranca nuk prek zgjedhjet, opozita korr sukses!

0
122

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula thotë se dy kryebashkiakët socialiste, Gledian Llatja në Elbasan dhe Emirana Sako në Durrës, janë persona anonim, që nuk i njeh as administrata e tyre.

I ftuar në studion e “Panorama TV”, Sula u shpreh i bindur se nëse mazhoranca nuk ndërhyn në zgjedhje këto dy bashki i fiton opozita. Ai vlerësoi kandidatin e Durrësit, Igli Cara si një person me integritet.

Dashnor Sula: Të garantoj nëse mazhoranca nuk prek zgjedhjet, nuk do përdorë para, nuk do përdore të fortët, opozita korr sukses.

Nuk po ju thotë një deputet ekranesh, por një deputet që rri në terren. Elbasani është 100% që fitohet nëse këta nuk ndërhyjnë. Belshi po ashtu, edhe Peqini. Në Elbasan 3-4 bashki janë të marra nga 7. Edhe Durrësi. Këta do përdorin çdo mjet. Është porti i Durrësit, do bëjnë të pamundur që ta ndalojnë ndryshimin në Durrës. Igli Cara është i fituar. Është një burrë zotëri.

Pyetje: Mendoni se aktualisht se bashkia Durrës dhe e Elbasanit drejtohen nga njerëz inekzistent?

Dashnor Sula: Llatja i Elbasanit, nuk e njeh as administrata, Sakon në Durrës po ashtu. Totalisht anonim, pa diskutim. Kanë interesa të grupeve të caktuara. Kane interesa brenda mazhorances qe i kane mbajtur. Ne i dimë lidhjet dhe interesat që kanë grupet e caktuara. Të jeni të sigurt që bëhet fjalë për njerëz që nuk kanë lënë gjurmë gjate ketyre 4 viteve dhe nuk kanë drejtuar bashkitë.

Ndërsa teksa komentoi anekten e Institutit Republikan Amerikan, Sula tha: “Vrasja e shpresës tek të rinjtë dhe të rejat, cdo orë tentojnë të ikin. Është e tmerrshme. Instituti Republikan Amerikan bën sondazhe dhe anketimet dalin që 87% e shqiptarë thonë se ka korrupsion dhe 83 që duan të ikin nga Shqipëria”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here