Zjarr masiv në Pogradec, dy hektarë përfshihen nga flakët

0
75

Një zjarr ka rënë në masivin pyjor të fshatit Zërvaskë të Pogradecit. Vatrat e zjarrit janë shfaqur rreth orës 13:15, zjarr i cili ka përshkruar bimësi të lartë, por edhe të ulët.

Nga flakët janë përshkruar më shumë se 2 hektarë gështenjë dhe bimësi e ulët.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat të shërbimit zjarrfikës, atij pyjor si dhe banorë të zonës.
Mjetet e shërbimit zjarrfikës e kanë të vështirë për të arritur në vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë malor.

Ndërkohë dyshimet e para janë se zjarri është i qëllimshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here