Ja si po bën bllof Erion Veliaj me rritjen e çmimit të apartamenteve

0
165

Kryebashkiaku i Tiranës po përsërit gjatë fushatës një refren që e ka thënë edhe më parë lidhur me shifrën maramendëse të lejeve të ndërtimit që ka dhënë në Tiranë. Sipas tij një gjë e tillë ka kontribuar që vlera e pronës për çdo qytetar të kryeqytetit është rritur dhe kjo tregon punën e mirë që ai ka bërë gjatë dy mandateve në krye të qytetit. Kjo ka ndodhur edhe në debatin e fundit me gazetarët në emisionin Noë të Erla Mëhillit: “Ti’u të jap një shembull-, i tha ai bashkëbiseduesve. Në qoftë se apartamenti yt në 2015-ën vlente 50 mijë euro, sot ka shkuar 100 mijë. Mesatarja e rritjes së vlerës së apartamentit është nga 200-300%, 2-3 fish. Kjo është gjë e keqe, apo është gjë e mirë”?

Në fakt, kjo që thotë Veliaj është e vërtetë dhe në kryeqytet pasi edhe sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, indeksi i çmimeve të banesave është trefishuar. Madje sipas indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, kjo rritje vihet re edhe nga njëri gjashtmujor në tjetrin.

Shumë organizma ndërkombëtarë ia kanë faturuar këtë rritje të pa justifikuar nga të ardhurat e punës së ndershme në vend, futjes së parasë së pistët dhe shnëdrimit të Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të saj.

Mirë po Veliaj pretendon se ai nuk është prokuror, por kryebashkiak ndaj si i tillë e vë theksin tek shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve si një e mirë për qytetarët të cilëve u është rritur vlera e pronës.

Po si qëndron e vërteta e këtij pretendimi të kandidatit për një mandat të tretë. Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara, i është futur thellë gjykimit të shifrave. Në një shkrim me titull: Kush përfiton e kush humbet nga rritja e çmimit të shtëpive?, ai thekson se pretendimi se tani më të gjithë janë më të pasur nuk ka bazë.

Pjesa më e madhe e kryeqytetasve, ata që duan të blejnë shtëpi të re, ata që janë bërë me fëmijë dhe duan të zgjerohen, apo ata që duan të shtojnë hapsirën, janë të dizavantazhuar sepse çmimi i banesave është rritur më shumë sesa sasia e të ardhurave për banor. “Nëse bie në këtë kategori qytetarësh, situata është bërë tmerrësisht e vështirë. Nëse paga mesatare e shqiptarit më 2015 ishte 42 mijë lekë në muaj, mund të gjeje apartament me çmim 800 apo 1 mijë euro për M2. Paga jote mujore mjaftonte për të blerë 0.4 apo 0.5 metra katrorë shtëpi. Për të blerë një shtëpi 70 metra katrorë, të duhej të punoje 140-170 muaj, ose 12-14 vjet. Në vitin 2022, paga jote mesatare është 66 mijë lekë.

Çmimi i apartamenteve është rritur shumë më shpejt se sa pagat. Pagat janë rritur me 61%, ndërsa çmimi i banesave është rritur me afro 90%. Me pak fjalë, sot të duhen 15-18 vjet punë për të blerë një apartament minimal” argumenton ai. Sipas llogarisë që Erabera bën, rritja ‘e vlerës së pronës” që pretendon Veliaj godet shumicën e qytetarëve. Ajo është në të mirë vetëm të ndërtuesve, të ndonjë pronari toke apo të atyre që kanë luksin të kenë disa apartamente. Natyrisht edhe të atyre që pastrojnë paratë e aktiviteteve kriminale. Ajo i shërben më shumë këtyre të fundit sesa njerëzve të zakonshëm që duan të jetojnë me punë të zakonshme dhe me një rrogë të ndershme/ ©Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here