Në prag të zgjedhjeve Veliaj po shfaqet sërish. Banorët prisnin ujë ai u solli tulla. Prisnin t’u hiqte plehrat, u hoqi diellin. U premtoi ajër të pastër dhe zhduku pyllin !

0
315
Nga Agim Xhafka:
Si kjo foto sot mund të gjesh në çdo cep të Tiranës. Po bëhen ndërtimet bythë më bythë. Po të qe kohë pandemia kush e di se sa gjoba do u vinte ministrja Manastirliu.
-Ti,pallati 123 psh do të paguash 30 milionë gjobë se i rri shumë ngjitur pallatit 124,kur ne kemi porositur çdo ditë që dhe burri kur nget makinën ta ketë larg gruan,ajo të ulet detyrimisht te sedilja prapa,-do hakërrehej ajo.
Në fakt banorët e pallatit majtas e kanë votuar dy herë Erjon Veliajn për kryetar bashkie. Nuk u mjaftoi rrena e katërvjeçarit të parë që ai nuk u solli as ujë 24 orë e as qetësi publike. Kanë një lokal aty poshtë që pa shkuar ora 4 e mëngjesit nuk i mbyllet gryka. E kështu kështu e votuan prapë. Kur delnin ca muaj para në ballkon aty ishte pyll me akacje. Pa këndonin zogjtë,pa fëshfërinin gjethet,pa pinin kafe njerëzit në freski. Deri sa një natë,se punët e mira errësirë duan sipas Lalit,erdhën ca fadroma,prenë drurët,morën trungjet,hapën themele dhe vët e vët me hov revolucionar u këndua kënga,lart më lart o shokë katet e betonit/Mos pyesni për ankesa dhe qarjet e xha Lonit!
E ja,tani në prag të mandatit të tretë Erjon Veliaj po iu shfaqet sërish. Banorët prisnin ujë ai u solli tulla. Prisnin t’u hiqte plehrat,u hoqi diellin. U premtoi ajër të pastër,u zhduku pyllin. E kur e bëri me këta që e zgjodhën kryetar bashkie mendo se ç’do u punojë kundërshtarëve!
Shqiptarët që e jetuan komunizmin e kanë ende në kujtesë sloganin e zgjedhjeve moniste:”Votat për Frontin-plumb për armikun”.
Këta banorë të fotos,ose mijra e mijra si këta,tani përsërisin me vete:”Votat për Veliajn-plumb për qytetarët”.
Pallati majtas votoi për Lalin. Madje dy herë. Lali në vend të falenderimit po i detyron këta qytetarë të zhgënjyer të këndojnë atë këngën e vjetër,që e kënduan edhe prindërit tanë:
“Mora pushkën dola malit,
Të luftoja për atdhe,
Ku ta dija unë i varfri,
Se armiku ishim ne.”
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here