Malaj: Shqipëria ka një pabarazi ekonomike dhe varfëri të tejskajshme

0
155

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Sheqto në Syri Tv ishte ish-ministri i financave, Arben Malaj.

Malaj është shprehur se rritja e pagave është e domosdoshme dhe e dobishme pasi kemi një rritje të madhe të pabarazisë në vend, varfërisë dhe një braktisje masive të rinisë.

“Duhet të theksoj që rritja e pagave dhe pensioneve është e domosdoshme dhe e dobishme.  E para është rritja e varfërisë dhe e dyta kemi një thellim të pabarazisë në vend, e treta është se për shkaka të pabarazisë dhe varfërisë kemi një braktisje të madhe të vendit.

Problemet kryesore janë dy burimet se në çfarë burimi do të bëhet kjo rritje e madhe e pagave, pasi të kemi dëgjuar rritjen e pagave për grupe të ndryshme por nuk kemi dëgjuar koston totale që do të rritet në buxhet.

Burimet duhet të jenë të qëndrueshme dhe të përhershme, mbi të gjitha është një marrëdhënie me biznesin pasi rritja e pagave në sektorin publik është e detyrueshme dhe në sektorin privat, por edhe në tersi do të krijohet një ndikim nga sektori publik në atë privat i cili dhe sot vuan.

Mbi të gjitha është që duhet të qeverise me strategji afatgjatë, me program afatmesëm dhe me buxhet vjetor. Ky buxhet është miratuar në dhjetor qeveria brenda strategjisë së saj të mbrojtjes sociale ishte parashikuar këto ndryshime të mëdha pagash duhet të ishte përfshirë në buxhet duke i shoqëruar me burime alternative. Marrja e vendimeve spontane pa respektuar biznesin është i dëmshëm sepse duhet të diskutohet me grupet e biznesit për çdo hap.

Kur flasim për koston e punës flasim dhe për pagën dhe për sigurimet shoqërore, automatikisht me rritjen e pagës minimales dhe mesatare rriten dhe kontributet në skemën e sigurimeve. Rritja e të ardhurave ka të bëjë sfidën më kryesorë që është informaliteti dhe jo thjeshtë më rritjen e pagave dhe kontributeve. Për të bërë rrugën më të shkurtër neglizhohet ajo që është më kryesorja, në mbledhjen e sigurimeve shoqërore mbledhim dy herë më pak se vendet e rajonit. Në këtë aspekt duhet të ketë një strategji lehtësuese që ndihmon biznesin informal të kthehet në biznes normal.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here